Ramos – Barcelona, deklarata e ditës

166

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se është i lumtur me krizën e Barcelonës në javët e fundit.

Gjiganti katalan pësoi tri humbje të njëpasnjëshme në La Ligë duke rihapur garën për titull, ndërsa u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Atletico Madrid.

Reali i Ramosit ka një pikë më pak dhe mbrojtësi ka pranuar se kriza e Barcelonës i ka sjell gëzim.

“Sigurisht se kënaqem kur gjërat shkojnë keq në Bracelonë. Më pëlqen sepse ne përfitojmë”, deklaroi Ramos për “COPE”.

“Nuk i uroj askujt gjëra të këqija. Kënaqem me vuajtjet e tyre për arsye sportive. Gjithçka që është e keqe për Barcelonën është e mirë për Real Madridin”, përfundoi ai.