Ramiz Lladrovci akuzon Fadil Syleviqin për vrasjen e Hafir Shalës

107

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci e ka akuzuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqin se në prillin e vitit 1998 e ka vrarë atdhetarin Hafir Shala.

Po ashtu, Lladrovci ka thënë se rasti Hafir Shala nuk u hetua asnjëherë deri më tani, për t’u zbardhur e vërteta e kidnapimit dhe mbytjes me dhunë nga hetuesit e pushtetit të Sllobodan Millosheviq.

Lexojeni të plotë postimin e Lladrovcit në Facebook:

“Dje, (më 12 mars) ndërroi jete znj. Shehide Shala, nëna e patriotit, atedhetarit, ish-te burgosurit politik, dhe humanistit të madh, Dr. Hafir Shalës, si dhe gjyshe e luftëtares së UÇK-së, dëshmores se kombit, Luljeta Jahir Shalës.

Ajo, për së gjalli nuk i gjeti kurrë eshtrat e të birit, Dr. Hafir Shala, i kindapuar ne prillin e vitit 1998 nga UDB-shi Fadil Syleviqi, dhe i mbytur me dhunë në zyrat e hetuesisë serbe, në Prishtinë.

Dr. Hafirit, më pas, ia zhdukën edhe trupin e tij, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë deri më sot.

Megjithese rasti i tij nuk u hetua asnjëherë deri më tani, për t’u zbardhur e vërteta e kindapimit dhe mbytjes me dhune nga hetuesit e pushtetit të satrapit Sllobodan Millosheviq. Rasti nuk u hetua kurrë, as nga drejtesia vendore e as nga ajo ndërkombëtare.

E, dje Nëna Shehide, sikur se vite me parë edhe babai i Dr. Hafir Shalës, shkoi ne amshim me mallin për t’i gjetur eshtrat e tij. Por, ajo tanimë ka gjetur shpirtin e të birit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Nënën Shehide!

Kurse, neve, të gjallëve, shokëve dhe bashkëluftëtarëve të Dr. Hafir Shalës, na mbetet amanet moral, njerëzor dhe punë patriotike, që ta ndriçojmë rastin e bashkëluftëtarit tonë.
Aq më shumë, kur e dimë se UDB-ashi që e kindapoi dhe nga duart e të cilit vdiq, e më pas u zhduk Dr. Hafir Shala, është i gjallë dhe bartë përgjegjësi të larta në njërin ndër institucionet më të rëndësishme të vendit tonë, në Policinë e Kosovës” (sic), ka shkruar Lladrovci në Facebook.