Ramiz Dervishi merr zyrtarisht drejtimin e skuadrës së Drenasit!

1479

Ramiz Dervishi është emëruar kryetrajner i skuadrës së Drenasit, shkruan Gazetasheshi.com.

Informacioni është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit ‘kuqezi’, ndërkohë që Dervishi ka nisur punën nga e premtja (5 mars).

Dervishi ishte më parë pjesë e stafit teknik te Feronikelit, ndërkohë që tashmë do të nis një aventurë të re në karrierën e tij.

“MIRËSERDHE NË SHTËPINË E MADHE TRAJNER

Të dashur sportistë dhe sportdashës,

Sot, stafit tonë teknik të KF DRENASI i është bashkuar edhe Trajneri i mirënjohur z. Ramiz Dervishi i cili është i njohur për kontributin e tij në sport në komunën tonë. Kryetari i klubit, anëtarët e kryesisë, trajneri dhe gjithë lojtarët i uruan mirëseardhje z.Dervishi i cili tani e tutje të gjitha kapacitetet e tij do t’i vë në funksion të klubit tonë.

Duke e pasur parasysh se KF DRENASI çdo ditë e më shumë është duke sjellë një frymë të re me ambicie të reja, atëherë ndihma e z.Dervishi është mëse e nevojshme.

Na priftë e mbara z.Ramiz Dervishi!”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi.

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe bar
/Gazeta Sheshi/