Ramaj i kënaqur me fitoren ndaj Gjilani, uron futbollistët për një sezonë të mbarë!

Feronikeli e nis mbarë edicionin e ri futbollistik, derisa në kuadër të xhiros së parë e ka mposhtur Gjilanin me rezultat bindës (4-0), raporton Gazetasheshi.com.

Me këtë fitore ka mbetur tejet i kënaqur edhe presidenti i këtij klubit, Naser Ramaj, i cili menjëherë pas ndeshjes ka përgëzuar ekipin.

“Urime super Feronikeli, ju dëshiroj një sezonë të mbarë me plot suksese“, ka thënë Ramaj.

Biznesmeni i njohur shqiptar i cili vepron dhe jeton në Mal të Zi ka investuar shumë edhe këtë edicion, duke synuar që ta rikthej titullin sërish në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Në kuadër të xhiros së dytë Feronikeli udhëton drejt Suharekës për t’u përballur me Ballkanin.

/Gazeta Sheshi/