Ramadani: Lojtarët treguan karakter, nuk i mbaj në mend cilët futbollistë shënuan

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 ka shënuar një fitore të thellë 8-1 ndaj Llapit. Trajneri i skuadrës mitrovicase, Zekirija Ramadani ka përgëzuar lojtarët e tij për këtë fitore. Ai ka thënë se Llapi është skuadër e mirë dhe t’i shënosh tetë gola është një punë të madhe.

“Me të vërtetë nuk e prita këtë rezultat. Kisha drojë se sa do të arrijmë ta motivojmë ekipin pasi kemi arritur objektivin dhe është vështirë për t’i motivuar lojtarët”. “Lojtarët treguan karakter dhe kanë kualitete të jashtëzakonshme. Arritëm të shënojmë tetë gola dhe Llapit t’i shënosh tetë gola është punë e madhe”.

Ai në fund i ka uruar futbollistët e tij për karakterin e treguar në fushë, por tha një gjë interesante se nuk e mbante në mend se cilët futbollistë shënuan golat.

“I uroj futbollistët të mijë shumë për karakterin e treguar në fushë”.

“Të them sinqerisht nuk e di se cilët futbollistë nga sa gola shënuan”, tha Ramadani pas ndeshjes.