Rama thyen rekordet e fyerjeve ne emisionin Opinion

Dyshja Rama-Fevziu është kthyer në kryefjalë të ditës sot, kjo për shkak të tematikave të trajtuara dhe jo vetëm, por edhe për debatet dhe akuzat e ndërsjellta.

Në emisionin “Opinion”, kryeministri Rama i ka thënë Blendi Fevziut plot 36 herë gënjeshtar. Këtë gjë e ka bërë me dije ish-kryeministri Berisha.

Ja postimi i Sali Berishes ne Facebook:

“Edi Rama në “Opinion” dëshmoi se ai vuan rëndë nga mania e persekutimit, pikërisht për këtë arsye ai reagonte ndaj çdo pyetjeje të gazetarit, kryesisht me dy përgjigje standarte nga fillimi deri në fund të emisionit.

E para përgjigje dominuese që ai dha me 36 herë gjatë emisionit ishte se “ti gënjen”, se “kjo është gënjeshtër”, se “ti je gënjeshtar” dhe përpiqej që me këtë ofendim ti shpëtonte përgjegjësisë së tij publike për t’u përgjigjur, duke harruar gjithashtu se intervistuesi me shumë të drejtë i kthente aty për aty restin me të njëjtën fyerje, por duhet të pranojmë plotësisht të imponuar dhe të merituar”.