Rama: Mandati im me referendum!

819

Rama ka deklaruar se do të bëhet një referendum, për të përcaktuar nëse ai duhet të jetë në krye të Partisë Socialiste, apo duhet t’i ndërpritet mandati, dhe rrjedhimisht edhe si kryeministër i vendit.

“Referendum, ta vendosin socialistët çështjen e mandatit, asnjë tjetër, as në Kongres, por socialistët në gjithë vendin me votë të lirë e të fshehtë, në përgjigje të pyetjes nëse mandati të ndërpritet e të shkojmë te zgjedhjet apo rinovohet automatikisht sipas modelit laburist.

Që ata që nuk na duan, të mos na duan edhe më shumë, ndërsa ata që na duan, na duan ta besojnë, dhe ta mbështesin edhe më shumë këtë parti, sepse kjo parti, sido ta rrotullojmë gjuhën, ngado të na e çojë vështrimin, interesat e momentit, s’është e Edi Ramës, as e Gramoz Ruçit, e asnjë deputeti të PS, as e forumeve, kjo parti është e çdo burri dhe gruaje, djali dhe vajze që sot kanë në zemër përkatësinë në PS.

Një parti e papërsosur, shqiptare, shqiptarësh, në tranzicion, por ama që s’ka të krahasuar në të mirë me asnjë organizatë politike në Shqipëri, por është e vetmja pasqyrë publike në këtë vend që s’ka vetëm dy dimensionet e ekranit të TV apo faqeve të gazetave.

Kështu që të rrojë PS, qentë le të lehin, karvani të ecë përpara”, tha Rama. /albeu.com/