Rama: Barazimi ishte epilog real për këtë takim

Derbi i Drenicës ka përfunduar pa fitues.

Klubi Futbollistik “Drenica” ka arritur ta merr një pikë të madhe kundër Feronikelit në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2. Golat për ‘Niklin’ i realizuan Albert Dabiqaj dhe Miliçkoviq, ndërsa dy golat për ‘kuqezinjtë’ i realizoi Almedin Murati.

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Drenicës, Fadil Rama, i cili tha se barazimi në këtë ndeshje ishte epilogu real.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, sepse dihet që Feronikeli ka cilësi. Mendoj që në përgjithësi barazimi ishte epilog real për këtë takim. Skuadra dha maksimumin në fushë, por na mbetet të përmirësohemi në disa aspekte. Do të punojmë shumë sepse na presin ndeshje të vështira”, tha trajneri i Drenicës për Art Sport.

Drenica zë vendin e pestë me katër pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Feronikeli por që renditet në vendin e tretë falë gol-dallimit.

/Gazeta Sheshi/