Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në një postim në rrjtin social “Twitter”, kryeministri Rama ka publikar një foto, të cilën e ka shoqëruar me tekstin: “Me Shpendin pas një bashkëbisedimi vellazëror mbi punët e përbashkëta dhe të përveçme:-)”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, prej ditës së djeshme po zhvillon në Shqipëri një vizitë zyrtare.
Ahmeti zhvilloi dje takime me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërsa sot Ahmeti zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.