Rakitic drejtuar Messit: Unë e kam një trofe që ti kurrë nuk e ke fituar

773

Tallja që ka bërë Ivan Raktici me Lionel Messin mbrëmë, po vazhdon të flitet edhe sot.

Të mërkurën mbrëma Barcelona siguroi kalimin për në finale të Kupës së Mbretit.

Katalunasit eliminuan Sevillan me rezultatin e përgjithshëm 3-2, duke bërë përmbysje nga ndeshja e parë.

Megjithatë, deklarata e Ivan Rakiticit ishte ajo që po vazhdon të përmendet edhe sot.

“Unë isha duke folur me Messin dhe i thashë ‘Ti i ke fituar të gjitha, ke shënuar kaq shumë gola, por unë kam fituar një trofe që ju nuk e keni fituar asnjëherë. Ju kurrë nuk e keni fituar Ligën e Evropës” – ishte mesfushori i Sevillas.

Official: Ivan Rakitic rejoins Sevilla from Barcelona

Padyshim që kjo ishte një shaka nga reprezentuesi kroat me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, me të cilin dihet se ka miqësi të mirë.