Raiola: Ibra në burg nëse …

136

Agjenti i njohur Mino Raiola ka lëshuar një deklaratë të interesante për sa i përket të ardhmes së Zlatan Ibrahimovic teksa ky i fundit, në një intervistë dhënë para pak ditëve, nuk e përjashtoi edhe mundësinë që të linte futbollin.

“Tani për tani ka vetëm qëllim të mbyllë me sukses sezonin, ndoshta edhe me një trofe të Ligës së Kampioneve. Mund të ecë mirë edhe me Suedinë në Europian”, – u shpreh Raiola.

“Oferta nga klube të tjerë? Sigurisht, kush nuk e do Zllatën? Do të ishte absurde që mos të kishte oferta. Ai do të vazhdojë edhe pesë vite në futboll. Po e la, është kriminel që e ka vendin në burg e duhet mbajtur aty derisa t’i mbushet mendja të kthehet prapë në fushë” – vazhdoi me tej Raiola.