Rahem Sterling komshi me Sir Alex Fergusonin

111

Sir Alex FergusonSulmuesi i skuadrës Manchester City, Rahem Sterling, është zhvendosur në periferinë e qytetit të Manchesterit, derisa fqinji i tij i parë doli të jetë trajneri legjendar i skuadrës Manchester United, Sir Alex Ferguson.

Villa në rrugën Cheshire, i ka kushtuar sulmuesit të ri anglez hiç më pak se 3,5 milionë funta. Nga imazhet e publikuara, shtëpia e tij i ngjanë një vile të vërtetë e cila ka një pishinë me 30 metra katrorë, fushën e futbollit, basketbollit dhe një kopsht të madh për të luajtur.

Ndërkohë, në njërën anë të shtëpisë, mund ai të hapë dritaren dhe ta përshëndesë Alex Fergusonin, rivalin e dikurshëm dhe ndoshta të përjetshmin të citizens.