Rafael Benitez rikthehet në Premier Ligë

102

Tekniku spanjoll është rikthyer në kampionatin anglez të futbollit. Në qoftëse është për ti’u besuar informacioneve të fundit që vijnë nga tabloidi britanik “Daily Mail”, atëherë Benitez do të jetë trajner ri i skuadrës Newcastle United, transmeton Gazeta Sheshi.

Spanjolli ka mposhtur David Moyesin në luftën për karrigën e të parit në stolin e “laraskave”. Të dy trajnerët vinin pas një aventure të hidhur në kampionatin spanjoll të futbollit, derisa Liga Premier për ta është një fole e vjetër.

Benitez ka në dispozicion dhjetë ndeshje për ta shpëtuar skuadrën nga rënia nga kategoria, ndërkohë dueli i parë do të jetë mjaft i vështirë për të, pasi do ballafaqohet me liderin Leicester City.

/Gazeta Sheshi/