Qyteti i milionerave lë në mjerim sportin!

Qyteti i Pejës dikur krenohej me epitetin e “Qytetit të Sportit”, ndërkohë vitet e fundit kanë qenë të errëta për sportistët pejan, shkrun Gazetasheshi.com.

Rënia e futbollit dhe basketbollit janë sinjalizuesi më i mirë se në Pejë sporti tashmë ka mbetur si hobi.

Borgjet e shumta ndaj lojtarëve, dënimet nga federatat rrespektive dhe humbja e shikueshmërisë kanë karakterizuar KF Besën në futboll dhe KB Pejën në basketboll.

Lojtarët akuzojnë kryesitë

Image result for kf besa

Ish-futbollisti i Besës së Pejës dhe tash Gjilanit, Fisnik Papuçi, i ka akuzuar ish-kryetarin dhe ish-nënkryetarin e KF Besa se janë fajtorë për gjendjen në klubin nga Peja.

Sipas Papuçit, këta dy dhe tre anëtarë të tjerë të kryesisë duhet të japin llogari për faktin se punuan vetëm për interesat personale.

“Faktikisht, ishte pritur të vijë një gjendje e tillë, pasi kryesia e kaluar ka bërë një punë të mbrapshtë sepse ata punuan vetëm për interesat e tyre personale, kurse interesat e klubit ishin lënë tërësisht anash. Peja me traditë 90-vjeçare nuk e ka merituar një situatë të tillë dhe ata që janë fajtorë duhet të japin llogari, sidomos ish-kryetari dhe ish-nënkryetari si dhe 2-3 anëtarë të kryesisë”, ka thënë Papuçi ditë më parë.

Borgji i drejtuesve të klubit ndaj futbollistëve kalon shifrën e 150 mijë eurove, derisa gjasat për një riorganizim të mundshëm për pranverë janë fare të pakta. Shumica e futbollistëve kryesorë kanë braktisur skuadrën që po mbahet me juniorë.

Kujtojmë që Besa aktualisht është fitues i Kupës së Kosovës, ndërkohë pas Prishtinës është klubi më i trofeshëm në vend.

Peja nën mëshirën e fatit

Image result for kb pejaLargimi njeriut që kontriboi për më tepër se 25 vite në klubin e basketbollit “Peja” tregon më së miri për gjendjen e rëndë financiare që po kalojnë verdhezinjtë, shkruan Gazetasheshi.com.

Bujar Loci është larguar në drejtim të Rahovecit, ndërkohë që klubi ka mbetur nën mëshirën e fatit. Edhe ata pak basketbollistë të rinj që kishin mbetur në këtë klub janë larguar, ndërkohë që gjasat për të mbijetuar janë të pamundur.

“Vendimi për tu larguar pas 25 viteve nga KB Peja ishte më i vështiri në karrierën time”, deklaroi Loci.

Borgjet e shumta ndaj lojtarëve kanë bllokuar afatin e transferimeve tek kjo skuadër që siç duket vitin e ardhshëm do bëj gara në Ligën e Dytë.

KB Penza e ka vetëm hijen

Gjendje po aq e rëndë po qëndron edhe në klubin e femrave të basketbollit “Penza”. Lojtaret e kësaj skuadre disa herë nuk janë përgjigjur ftesës së ekipit në mungesë të kuhsteve financiare, ndërkohë që “shkëlqimi” i dikurshëm tashmë është shuar dhe po mendohet vetëm për mbijetesë.

Largimi i basketbollisteve kryesore nga kjo skuadër tregon më së miri për gjendjen e krijuar tek ish-kampionet e vendit.

Diçka më mirë qëndron hendbolli dhe futsalli

Image result for KH Besa famigliaBesa FamGas po e ruan nderin e qytetit të Pejës. Megjithëse jo me shkëlqimin dhe namin që kishte dikur, por pejanët po i rezistojnë krizës financiare në sportin e këtij qytetit, shkruan Gazetasheshi.com.

Në pozitën e parë dhe pa asnjë humbje kjo skuadër mbylli vjeshtën, ndërkohë me shumë gjasa do të jetë ekipi i vetëm që do të sjell trofe në “Qytetin e trofeve”.

Fotografia e FC Besa Futsal - Pejë
Edhe Besa në futsall nuk është në elementin e duhur, megjithëse po ia del disi. Organizimi që ka bërë Adnan Hyseni në këtë klub është për çdo lavdatë.

Për këtë të fundit është raportur se vuan nga një sëmundje e rëndë në mëlçi dhe po kërkohen mjete financiare për ta shpëtur, me ç’rast edhe e vë në pikëpyetje të ardhmen e këtij klubi.

Më shumë milionerë në qytet, klubet e Pejës po vuajnë për mjete financiare, derisa e ardhmja e tyre është vënë në rrezik. Nëse nuk interenohet me shpejtësi atëherë mund të ndodh edhe shuarja e tyre.

/Gazeta Sheshi/