Quhet Ronaldo Zidan, e thërret kombëtarja meksikane

145

Një i ri meksikan ka bërë hapin e radhës për të “zbehur” emrin e Ronaldos (Luis Nazario De Lima) dhe Zinedin Zidanit, pasi është thirrur nga kombëtarja meksikane e 15- vjeçarëve.

Ai quhet Ronaldo Zinedin Hernandez dhe luan në akademinë e Santos Lagunas.

Prindërit e kanë quajtur kështu për shkak se ata ishin tifozë të çmendur të dy ish-“galaktikëve” të Realit të Madridit. Pasi shkëlqeu me klubin e tij, adoleshenti tani do të ketë edhe shansin të luajë në nivel ndërkombëtar me kombëtaren meksikane të 15-vjeçarëve, e cila do të grumbullohet këto ditë për stervitje.

Nëna e Hernandezit, Nensi Rodrigez, shpjegoi përse ajo dhe bashkëshorti vendosën ta quajnë djalin e tyre me emrin e dyshes që ndihmoi Realin të fitonte La Ligën në vitin 2003:

“Janë dy yje të mëdhenj të futbollit. Unë dhe burri im ishim tifozë të mëdhenj të Ronaldos dhe Zidanit. Kur djali ishte në bark, ai lëvizte shumë dhe unë i thosha bashkëshortit se ai do të bëhet si ata të dy. Në fillim nuk ramë dakord, sepse burri im është më tepër tifoz i Ronaldos, ndërsa unë e Zidanit, kështu që vendosëm t’i vendosim emrat e të dyve”.