Qindra mijëra vetë në koncertin e Rolling Stones në Havana

127

Grupi Rolling Stones luajtën disa nga hitet e tyre më të njohura përpara një turme të madhe njerëzish në Kubë, vend ku ishte ndaluar muzika e huaj “rock” prej disa dekadash.

Mick Jagger i uroi mirëseardhjen të gjithë adhuruesve në Havana në gjuhen spanjolle, përpara se të këndonte hiti “Jumping Jack Flash”. “Përshëndetje Havana. Mirëmbrëma kubanezët e mi”, tha Jagger.

Shumë prej pjesëmarrësve në koncertin falas, ishin prej vite adhurues të “rock”-ut, por që ishin të detyruar të mos e shfaqnin dashurinë për Stones ose ndonjë grup tjetër.

Ata kishin udhëtuar nga çdo cep i vendit për të ndjekur nga afër idhujt e tyre, ndërsa kishte nga ata që e përshkruan këtë moment si historik.

“Ka qenë e ndaluar. Në nuk mund të dëgjonim Beatles ose disa këngëtarë nga Amerika Latine, por tani mund të dëgjojmë çfarë të duam”, tha njëri prej tyre.

“Fillimisht vizita e Obamës, ndërsa tani Rolling Stones. Thjesht unike dhe historike. I lumtur që jam këtu”, tha një tjetër.

Koncerti u mbajt vetëm disa ditë pas vizitës historike të Presidentit amerikan, Barack Obama, në Havana.