Qeveria miraton vendimin per ndarjen e mjeteve per Prokurorine e Shtetit

113

Në mbledhjen e parë pas mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa bëri të ditur se zëvendësi i tij që njëherësh ka mbajtur postin e ministrit të Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet qeveritare. Sipas Mustafës, Thaci ka dhënë dorëheqje nga këto pozita që në ditën kur ka marrë votat për president të vendit.

Kryeministri çmoi lart punën e Thaçi, tash president që ka bërë në këtë mandat, por dhe në mandatet e kaluara.

Qeveria në këtë mbledhje miratoi vendimin për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 182 mijë e 964 euro për Prokurorinë e Shtetit. Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se kjo shtesë do të kontribuojë në nivelizimin e pagave të Këshillit Prokurorial të Kosovës me ato të Këshillit Gjyqësor të Kosovës./KosovaPress/