Qeveria kërkon shkarkimin e Bajram Zogianit

90

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar propozim vendimin për t’i propozuar Kuvendit shkarkimin e Bajram Zogianit nga posti i anëtarit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, pasi që dyshohet për kryerje të veprës trafikim me qenie njerëzore.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, tha se që nga 24 dhjetori i vitit 2014 Bajram Zogian është nën dyshime për trafikim me qenie njerëzore ndaj edhe është arrestuar, por në të njëjtën kohë nuk është marrë asnjë masë nga OSHP dhe i është paguar paga.

Mustafa tha se duhet të bëhet shkarkimi i tij, pasi që ai nuk mund ta ushtrojë me detyrën. /KosovaPress/