Qeveria dërgon në Kuvend demarkacionin

Qeveria e Republikës së Kosovës edhe mëngjesin e sotëm ndërroj agjendën e takimit. Ajo u mblodh 45 minuta më herët se sa e kishin paralajmëruar për media.

KosovaPress ishte në mbledhje dhe raporton se në takimin e 103-të të Qeverisë së Kosovës u shqyrtua pika e vetme sipas rendit të ditës:

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Qeveria e Kosovës e ka argumentuar se pse duhet proceduar sa më shpejt kjo pikë.

Prej saj varet liberalizimi i vizave dhe integrimet evropiane. Nëse në të ardhmen paraqitet ndonjë fakte që e dëshmon të kundërtën atëherë Ligji e parasheh që ky proces mund të zgjidhet përmes Arbitrazhit apo përmes marrëveshjes direkte me Malin e Zi, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë: “Mendoj që duhet ta procedojmë dhe duhet të punojmë me opinionin, se ky vendim është i drejte dhe se kauza e opozitës është e paqëndrueshme. Kush është që ta procedojmë?

Në kuvend do ta procedojmë me procedura të rregullta sot marrëveshjen dhe ata vendosin kur do ta mbajnë seancën për demarkacionin”. /KosovaPress/