“Qeni im quhet Zlatan!”

161

Mesfushori spanjoll i Arsenal-it, Santi Cazorla, në një intervistë dhënë së fundmni për mediat britaneze ka deklaruar se qeni i tij e mban emrin e sulmuesit të Paris SG, Zlatan Ibrahimovic, transmeton Gazeta Sheshi.

Cazorla gjithashtu ka theksuar se atij i pëlqen shumë të shikojë filma së bashku me shokun e tij të ngushtë Nacho Monrealin. Mbrojtësi spanjoll duket se preferon shumë filmin “Lord of the Ring”.

Ish-futbollisti i Malaga-s, poashtu ka theksuar se preferon “Ronaldon brazilianin” para Cristiano Ronaldos, derisa tenisti i tij i preferuar është Rafael Nadal.

/Gazeta Sheshi/