Qeni e ndërprenë ndeshjen në futbollin kosovar

176

Janë momente të rralla, por gjithsesi qesharake e nganjëherë edhe të këndshme.

Në ndeshjen e grupmoshave të reja të zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, një qenush hynë në terren dhe ndërpret ndeshjen, shkruan Gazeta Sheshi.

Gjyqtari mori përsipër ta largojë atë nga fusha, por hasi në vështirë, madje kishte edhe frikë nga ndonjë kafshim eventual.

Andaj, u desh ndërhyrja nga jashtë për ta larguar qenushin.