Qëndron e vdekur në ashensor për një muaj

147

Një grua kineze ka vdekur nga etja pasi u bllokua për një muaj në një ashensor.

Gruaja, 43 vjeçare, është gjetur e vdekur pas një muaji në një ashensorë në ndërtesën Xi’an në Kinë.

Pas zbulimit të këtij rasti, autoritetet policore kanë arrestuar disa persona për vrasje, pasi që ata kishin ndërprerë rrymën për 1 muaj në atë ndërtesë, shkruan DailyMail.

Megjithatë, qeveria tregon se arsyeja e ndaljes së rrymës në atë ndërtesë është për shkak se nuk kishin paguar me rregull furnizimin e rrymës.

Sidoqoftë, hetuesit policore tregojnë se kanë gjetur shenja të gërvishtjeve në ashensorë.

Punëtorët e ndërtesës u akuzuan për shkak se nuk kishin qenë të përgjegjshëm ta kontrollojnë ndërtesën nëse gjendej dikush brenda saj apo jo. /GazetaExpress/