Qendrat më të mira stërvitore të futbollit në botë (Foto)

154

Futbolli ka arritur nivele shumë të larta vitet e fundit. Është rritur shumë në të gjitha dimensione, ashtu që shpejtësia, forca dhe lëvizshmëria janë faktor shumë të rëndësishëm për sukses.

Të gjitha klubet e mëdha kanë ambiente stërvitore të nivelit të lartë që janë të nevojshme për punën e skuadrës. Siç i thonë fjalës “Sa më shumë që djersitesh në paqe, më pak gjakon në luftë”.

Ambientet stërvitore të nivelit të lartë, si edhe stafi mjekësor, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rezultatet e skuadrës në fushë.

 

  • London Colney

 

London Colney është baza e një nga ambienteve stërvitore të Arsenalit dhe esenca e gjithçkaje që bën Arsene Wenger, që tek klubi londinez është nga viti 1996. Qendra stërvitore multi-milionëshe është ndërtuar në vitin 1998 duke shfrytëzuar paratë e marra nga transferimi i Nicolas Anelkas në Real Madrid.

Ka dhjetë fusha standarde, një fushë të mbyllur dhe ambientet e rehabilitimit mjekësor të mirënjohura tashmë, për ç’gjë kombëtarja angleze e përdor kur përgatitet për ndeshje.

Zakonisht Anglia i përdor këto ambiente kur përgatitet për turne.

Thomas Muller, pas disfatës 2-0 në Ligën e Kampionëve, ishte i mahnitur me ambientet e Emirates Stadium, duke e krahasuar me çilimin e dhomës së tij të ndejës – në aspektin e pastërtisë.

5

 

  • Ciudad Real Madrid

 

Ciudad Real Madrid është emri i ambienteve stërvitore të Real Madridit, që do të thotë “Qyteti Real Madrid”. Ndryshe njihet si Qyteti sportiv Valdebebas.

Kompleksi është vepër arti, me tri fusha standarde me bar sintetik, dy me bar natyral, pesë çerekfusha me bar sintetik dhe dy gjysmëfusha me bar natyral.

Ciudad Real Madrid gjithashtu përfshin edhe stadiumin Alfredo di Stefano ku luan skuadra e dytë, Real Madrid Castilla.

Ndër të tjera CRM në vete ka edhe një pishinë, qendra të hidroterapisë dhe qendra të rehabilitimit dhe të ato të fitnesit.

4

 

  • Ciutat Esportiva Joan Gamper

 

Ciutat Esportiva Joan Gamper është ambienti stërvitor i Barcelonës, e emëruar sipas zviceranit themelues të klubit.

Është ambient i ri i hapur më 1 qershor 2006, i përdorur në fillim nga skuadrat e të rinjve, para se edhe skuadra e parë të zhvendosej aty më 19 janar 2009.

Ambientet e kompleksit janë për t’u pasur zili. Struktura është e ngjashme me Camp Noun, për ta bërë më interesante përcjelljen e stërvitjeve.

Akademia e mirënjohur e Barcelonës, ‘La Masia’ u zhvendos në këtë kompleks në vitin 2012, pasi u kompletua një pjesë e ambienteve veçanërisht për të.

3

 

  • Carrington

 

Carrington është ambient i përkryer për stërvitje futbolli. Shtëpia e Manchester Unitedit në aspekt të stërvitjeve u hap më 26 korrik të vitit 2000.

Ambientet janë të njohura si Carrington Castle apo Kështjella e Carringtonit. Ky kompleks shtrihet në mbi 43,000 metra katror, i rrethuar me rreth 30,000 drurë për t’i mbajtur lojtarët larg çfarëdo shpërqëndrimi.

Kompleksi është qendër stërvitore dhe rehabilitimi. Ka 14 fusha për stërvitje të madhësive të ndryshme, duke u dhënë lojtarëve ndjesinë e fushave anembanë botës, pasi të gjitha janë të madhësive të ndryshme.

Menaxheri Louis van Gaal ka kërkuar një varg ndryshimesh në Carrington, si vendosjen e kamerave në fusha për të përcjellur lotjarët. Ai poashtu ka kërkuar që drunjtë të vendosen ashtu që ta mbrojnë ambientin nga erërat.

2

 

  • Milanello Sports Center

 

Një nga ambientet më të jashtëzakonshme sportive në botë, Milanello Sports Center është në funksion që nga viti 1963. Ky ambient sportiv është një nga arsyet kryesore prapa suksesit të klubit në gjysmëshekullin e fundit.

Kompleksi shtrihet në 160,000 metra katror dhe në vete ka gjashtë fusha normale me bar natyral, një me bar sintetik, një fushë të mbuluar dhe një fushë tjetër të hapur, por të vogël. Këto ambiente përdoren nga skuadra kombëtare italiane për t’u përgatitur për turne të ndryshëm.

Milanello Sports Center është e mirënjohur për përmirësim të karrierës së lojtarëve që kanë luajtur tek Milani ndër vite. Paolo Maldini dhe Alessandro Costacurta janë disa nga lojtarët e mëdhenj që na bien në mend, ndërsa Andrea Pirlo është ai që e ka përjetuar më gjatë këtë ambient.

1