I inspiruar nga studimi i Framingham-it, Laboratori “People Operations” tek Google ka zhvilluar gADN-në, studimin e parë afatgjatë të Google-t i cili ka për qëllim të kuptuarit e punë. Studimi ka filluar dy vjet më parë dhe shpresohet të zgjasë një shekull.

Ja si funksionon anketa gADN: një grup reprezentativ prej 4,000 “googlerave” të zgjedhur në mënyrë të rastësishme, i plotësojnë dy anketa të detajuara çdo vit. Pyetjet kanë të bëjnë me tiparet statike si personaliteti karakteristika të cilat ndryshojnë, si për shembull kultura, projektet dhe bashkëpunëtorët. Analizohet ndërveprimi i këtyre faktorëve edhe me karakteristika të tjera biografike si vetëpërmbajtja, roli dhe performanca.

Ajo që shpresohet të mësohet prej kësaj është përmirësimi i mirëqenies, kultivimi i udhëqheqësve të mirë, motivimi i “googlerave” dhe angazhimi i tyre për për periudha më të gjata. Gjithashtu, shpresohet të kuptohet se si lumturia ndikon në punë dhe se si puna ndikon në lumturi.

Ka punëtorë “segmentues” dhe “integrues”, dhe këta të fundit janë më të pakënaqur

Rezultat e para të gADN-së sonë kanë zbuluar se vetëm 31% e njerëzve janë në gjendje të distancohen nga kjo. Google ata i quan “segmentues”. Ata vendosin një kufi të qartë psikologjik ndërmjet stresit të punës dhe pjesës tjetër të jetës së tyre, dhe mund të bien në gjumë të qetë çdo natë, pa u shqetësuar për respektimin e afateve dhe emailat e shumtë. Segmentuesit kanë raportuar preferenca si “nuk më pëlqen të mendoj për punën kur jam në shtëpi”.

Për “integruesit”, për dallim nga të parët, puna është përherë u shkon mbrapa. Ata jo vetëm që i kontrollojnë emailat gjatë gjithë mbrëmjes, por edhe e shtypin “refresh” tërë kohën për të parë nëse u ka ardhur ndonjë detyrë e re. (për të qenë të saktë, njerëzit bien vazhdimisht në këto dimensione, por unë e paraqes pak të thjeshtuar).

Nga këta “integrues” (që përbëjnë 69% të njerëzve), më shumë se gjysma duan të përmirësojnë aftësinë e tyre të “segmentimit”. Ky grup ka shprehur preferenca si “shpesh është e vështirë për të përcaktuar se ku përfundon puna për mua dhe ku fillon jeta jashtë punës”.

Fakti se një përqindje aq e madhe e punëtorëve të Google-t do të dëshironin të shkëputeshin prej punës por nuk munden është shqetësues.

Kompania mund të ndihmojë në vendosjen e ekuilibrit punë-jetë

Në rastin e Google, shpresohet se Google mund të dizajnojë ambiente të cilat ua bëjnë punëtorëve më të lehtë të shkëputen nga puna. Zyra e punës në Dublin, për shembull, ka një program të quajtur “u bë natë” i cili u kërkon punëtorëve që të lënë pajisjet në tavolinën e tyre të punës përpara se të shkojnë në shtëpi. “Googlerat” kanë raportuar se pas kësaj kishin pasur mbrëmje të hareshme dhe pa stres.

Përtej ekuilibrit punë-jetë, ka një numër enigmash fascinuese të cilat shpresohet të zgjidhen me ndihmën e kësaj qasjeje afatgjatë. Për shembull, çfarë karakteristikash të ndryshme duhet të ketë ekipi për të pasur mundësinë më të madhe për ta zgjidhur atë? Cilët janë influencuesit më të mëdhenj që ndikojnë të kemi kryejmë një punë produktive dhe të kënaqemi njëkohësisht? Si mund të ruhet niveli kulminant i performancës për dekada të tëra? Si lindin idetë dhe si vdesin ato? Si të makismizohet lumturia dhe produktiviteti njëkohësisht?

gADN-ja është ende në fazën fillestare të saj, dhe është shumë e limituar për shkak në hulumtim janë përfshirë vetëm “googlerat” aktualë dhe ata të mëhershmit. Por, “googlerat” qysh tani na kanë treguar se të mësuarit për veten e tyre u ka hapur sytë. Në të ardhmen, rezultatet e studimit dhe rekomandimet mund të aplikohen gjerësisht në vende të punës.