Putin urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga Siria

84

Presidenti rus Vladimir Putin, ka urdhëruar sot fillimin e tërheqjes së pjesës më të madhe të forcave ruse nga Siria, duke deklaruar se ndërhyrja ushtarake në masë të madhe ka arritur objektivat e vet.

Gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme në Kremlin, Putin ka deklaruar se tërheqja e forcave ushtarake do të duhej të fillonte nga nesër.

Ai gjithashtu ka theksuar se Rusia duhet të intensifikojë rolin e saj në procesin e paqes për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Putin i ka telefonuar presidentit sirian Bashar al-Assad, për ta informuar për vendimin e Rusisë.