Punë për Krasniqin, Liria kurrsesi të fitojë

189

Skuadra e Lirisë kurrsesi të fitojë anipse fjala është për ndeshje miqësore. Pas barazimit ndaj Vëllaznimit në Gjakovë dhe humbjes nga Ferronikeli në Drenas, ekipi prizrenas ka barazuar edhe me Dukagjinin e Klinës dje.

Klinasit erdhën të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Emanuell Zallaj, ndërsa Liria barazoi përmes Blendi Memajt, 1:1.

Liria ka siguruar mbijetesën në Superligë dhe stinorit të ri do t’ia nisë ndaj Drenicës si mysafire.

Ndërsa Dukagjini humbi mundësinë për Superligë pasi që nuk e kaloi ndeshjen e barazhit ndaj Drenicës.

Kësisoj, Lirisë së trajnerit Ramiz Krasniqi i duhet ende kohë për ta komponuar skuadrën.