Punë e kryer: Hazard tek Reali

150

Skuadra mbretërore, Real Madrid, në parim ka arritur një akord me mesfushorin belg, Eden Hazard, i cili aktualisht luan tek skuadra angleze Cheselsea, raporton e përditshmja spanjolle AS.

Siç bënë të ditur ky medium, Hazard ka qenë një kohë e gjatë objektiv i skuadrës madriliene, mirëpo me ardhjen e trajnerit francez Zinedine Zidane në stolin mbretëror, gjërat tashmë duket se kanë ndryshuar.

AS raporton se skuadra londineze ka kërkuar 100 milionë euro (77,8 funte) për kartonin e belgut, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020.

/Gazeta Sheshi/