Puçi ushtarak zë shumë yje të futbollit në Turqi (Foto)

241

Lojtarë dhe ish lojtarë të njohur nga bota e futbollit, të premten paradite, kanë aterruar në Antali, për ta zhvilluar një ndeshje për bamirësi, të cilën e ka organizuar Samuel Eto’o

Por, ky takim është vënë në pikëpyetje nëse do të luhet, pas tentativës për grusht shteti nga ushtria turke.

Në këtë ndeshje pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Xavi, Fabio Capello, Maradona, Mourinho, Aubameyang, Benzema, Drogba, Demba Ba, Geremi, Eden Hazard, Kanu, Kolo Toure, Lass Diarra, Saha, Desailly, Essien dhe Okocha, përcjell Express.

Kurse, mbrëmë vonë udhëtimin drejtë Turqisë e kanë anuluar Lionel Messi dhe Adres Iniesta.