Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohet Shqipëria ndaj Kazakistanit

Do të startojë në orën 18:00 në “Air Albania”, sfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit,  e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Objektivi i kuqezinjve është padyshim fitorja, për të shpresuar deri në fund, te vendi i parë në grup.

Trajneri Edi Reja, e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke mos bërë shumë eksperimente, për sa i përket titullarëve.

Ndryshe nga ndeshjet e fundit, tekniku italian, ka rikthyer besimin te “garda e vjetër”, ku spikasin emrat e Memushajt, Abrashit dhe Cikalleshit.

FORMACIONET ZYRTARE:

Fotografia e Procesi Sportiv

/Gazeta Sheshi/