PSV dënon tifozët që poshtëruan ciganët në Madrid

75

Skuadra holandeze PSV ka lansuar një reagim përmes drejtorit gjeneral të klubit, Toon Gerbrands, lidhur me poshtërimin e disa ciganëve nga tifozët e tyre në rrugët e Madridit. Tifozët holandez kishin hedhur monedha në rrugë të cilat i kishin mbledhur ata dhe kjo gjë është e papranueshme nga udhëheqësia e skuadrës së PSV-së, transmeton Gazeta Sheshi.

“Dënojmë rëndë aktin e disa tifozëve tanë, të cilët kemi filluar për ti kërkuar. Dëshirojmë që të distancohemi nga çdo lloj akti i tillë dhe ajo më së paku i shërben një skuadre si PSV, pasi ato nuk na përkasin ne”, ka deklaruar Gerbrands.

/Gazeta Sheshi/