PSG nuk i frikësohet FIFA-së, po e transferon super lojtarin

PSG nuk po ndalet me transferime.

Edhe pse po hetohet nga FIFA për shkelje te rregullit financiar, PSG po vazhdon të bëjë transferime.

Parisineët kanë arritur marrëveshje me Lyonin për transferimin e mbrojtësit, Ferland Mendy, përcjell lajmi.net.

23-vjeçari po kalon nëpër një formë të lartë te skuadra franceze, ndaj PSG po i rrëmben shërbimet e tij.

Parisienët do të paguajnë 40 milionë euro për ta transferuar atë në Parkun e Princave.