PSG leksion Chelseat

91

Parisi i ka dhënë leksion bluve të Londrës, duke i mposhtur edhe në sfidën kthyese në Stamfor Bridge me të njejtin rezultat sikurse në Parkun e Princave (2-1), transmeton Gazeta Sheshi.

Zlatan Ibrahimovic u tregua vrasës serik para portës së Cortuois në fraksionin e dytë të lojës për të mbytur çdo shpresë të vendasve.

Ndërkohë më herë, Diego Costa kishte barazuar rezultatin për Chelsean në minutën e 27′, duke rihapur takimin për blutë. Ndërsa francezët e PSG-së gjetën golin e avantazhit nga Adrien Rabiot në minutën e 16’ të pjesës së parë, pas një pasimi që mori nga Ibrahimoviç nga krahu i djathtë.