PSG ka dënuar Neymarin, kjo është arsyeja

Ditën e djeshme, braziliani Neymar nuk ishte në fushën e lojës ndaj Lyonit për shkak të problemeve muskulore.

Të paktën kështu u raportua nga sajti zyrtar i klubit të PSG-së, por mediat aluduan se ai është ndëshkuar për sjelljet e pahijshme në ndeshjen e fundit.

Ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të interesimit që ka Reali, por mbi të gjitha për raportin jo të mirë me trajnerin Emeri dhe shokun e skuadrës Cavani.

Dhe për ta bërë të besueshëm faktin që mungesa e tij nuk ishte për arsye shëndetësore, mjaftoi ajo që sulmuesi brazilian shkroi në rrjetet sociale.

“Mosha jote nuk tregon kurrsesi maturinë, bëmat e tua nuk saktësojnë inteligjencën dhe thashethemet mbi ty nuk përcaktojnë se cili je realisht”, ka shkruar Nejmar. Pas gjithë kësaj situate vazhdon të jetë Reali i Madridit që shpreson ta transferojë brazilianin në verë.