PSG i kundërpërgjigjet Ibrahimovicit për pagesat

177

Para dy ditësh Zlatan Ibrahimovic deklaroi për televizionin francez se PSG nuk i kishte  paguar pagën e  fundit.

Ibrahimovic ishte pyetur se çfarë i mungon nga Franca, ai kishte thënë paga e fundit.

U duk shaka, por këtu ka diçka të vërtet.

PSG nuk i ka paguar ende një bonus Ibrahimovicit, dhe suedezi foli pikërisht për këtë.

Sot klubi parisien ka reaguar zyrtarisht, duke fajësuar Ibran për vonesën.

“Ia kemi paguar të gjitha rrogat, por ka mbetur një bonus pa paguar, sepse Ibrahimovic nuk na ka dërguar ende disa dokumente, të cilat janë detyrim, për të kaluar pagesën”, thuhet në komunikatën e klubit francez.