PSG dhe Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale

139

Janë mbyllur dy sfidat e radhës në kuadër të çerekfinaleve në garën më prestigjioze evropiane, atë të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Paris Saint-German dhe Chelsea tashmë kanë hedhur njërën këmbë në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, ndërkohë që i’u mbetet për ta kompletuar edhe një 90 minutësh.

Skuadra e Maurico Pochetinos triumfoi në udhëtim te Bayern Munich me rezultat 2-3. Kylian Mbappe me dy gola dhe Marquinhos me një tjetër kontribuan në këtë fitore të pariesienëve.

Eric Maxim Choupo-Moting dhe Thomas Muller mbajnë gjallë shpresat e bavarezëve për të synuar përmbysjen në duelin kthyes që do zhvillohet javën e ardhshme në “Parc des Princes”.

FT: Bayern 2-3 PSG

Goli i Mbappe (0-1)


Goli i Marquinhos (0-2)


Goli i Eric Maxim Choupo-Moting (1-2)

Goli i Thomas Muller (2-2)

Goli i Kylian Mbappe (2-3)

Në ndeshjen tjetër skuadra e Chelseas ka shënuar fitore të pastër në udhëtim te Porto me rezultat 2-0.

Mason Mount dhe Ben Chilwell realizuan për skuadrën e Thomas Tuchel që tashmë ka një epërsi të favorshme për duelin kthyes.

FT: Porto 0-2 Chelsea

Goli i Mason Mount (0-1)

Goli i Ben Chilwell (0-2)

/Gazeta Sheshi/