PSG dhe Barça nuk merren vesh për Neymar, ‘seriali’ vazhdon gjatë ditëve në vijim!!

Përderisa Neymar po shijon rrezet e diellit në plazhet e Portugalisë, drejtuesit e PSG-së dhe Barcelonës po diskutonin në lidhje me të ardhmen e tij, transmeton Gazetasheshi.com nga AS.com.

Siç raporton e përditshmja spanjolle bisedimet e para nuk kanë rezultuar të frytshme, pasi që klubi parisien nuk është pajtuar me propozimet e klubit katalanas.

Drejt kryeqytetit francez kishin udhëtuar drejtori sportiv i Barcelonës Javier Bordas dhe sekretari teknik Eric Abidal. Aty i priste Andre Cury, personi i besueshëm i klubi blaugrana që u përkujdes për transferimin e Neymar nga Santos te Barcelona vite më parë.

Aty po i priste Leonardo Araujo, drejtori sportiv i Barcelonës, i cili priti delegacionin katalanas dhe me të cilët bisedoi për më shumë se katër orë në lidhje me transferimin e Neymar, por në fund dy palët mbetën të qartë se janë larg arritjes së një marrëveshje të mundshme.

🚨🚨🚨 EXCLUSIVA #JUGONES | CAZAMOS a la delegación del BARÇA en PARÍS. 🔴🔵 NEYMAR, más cerca que nunca del BARÇA. Todos los detalles a las 3 en La Sexta.

Posted by El Chiringuito TV on Tuesday, August 13, 2019

Por, të paktën klubi azulgrana bëri hapin e parë për transferimin e Neymar drejt Camp Nou për dallim nga Real Madrid. Në Paris ishte delegacioni sekundar pasi që nuk kishte udhëtuar presidenti Bartoumeu dhe as administratori Oscar Grau.

Klubi azulgrana bëri ofertën e parë në të cilën përfshinte shkëmbim futbollistësh, plus para për të cilat klubi do ti paguante gjatë vitit. Nuk është bërë e ditur shuma që klubi katalanas ka ofruar, por vetëm dihet tashmë zyrtarisht se Coutinho është futbollisti i parë që pritet të përfshihet në listën e shkëmbimit.

Ndërkohë në anën tjetër klubi parisien nuk dëshiron të dëgjojë për oferta më të ulëta se 200 milionë euro dhe shkëmbim futbollistësh. Lojtarët që kanë kërkuar francezët dhe që klubi katalanas po refuzon ti fus në marrëveshje janë Semedo, Rakitic dhe Dembele.

BARCELONA, SPAIN – MAY 01: (EDITORS NOTE: Images is a digital [panoramic] composite.) A general view of the tifo display before the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Barcelona and Liverpool at the Nou Camp on May 01, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
Pas kësaj tratative që dëshmon qartë se Barcelona po e dëshiron rikthimin e Neymar duhet pritur takimi kokë më kokë ndërmjet dy presidentëve Al Khelaifi dhe Bartomeut, i cili pritet të realizohet në samitin e klubeve në Liverpool. Deri atëherë Neymar qëndron te PSG dhe zërat për të ardhmen e tij sa vijnë e shtohen.

/Gazeta Sheshi/