Pse u vërshëllyen këta yje të Real Madridit në Bernabeu?

100

Të shtunën, Cristiano Ronaldo iu bashkua grupit të yjeve të Real Madridit që kanë dëgjuar vërshëllima në Bernabeu. “Më kanë vërshëllyer edhe mua”, tha Zidane, për të shfaqur solidaritet me portugezin.

Di Stefano

Një reklamë çorapesh me një grua shkaktoi acarime në Bernabeu. Ishin Krishtlindjet e vitit 1962. Di Stefano u shfaq me bluzën e Real Madridit duke e kapur gruan nga beli dhe duke ia shfaqur këmbët e saj. “Nëse do të isha grua, do të vishja çorapet Bekshire”, lexonte reklama. Diçka që sot nuk do të ishte aspak dramatike, në ato ditë ishte një skandal. Bernabeu e vërshëlleu atë në paraqitjen e parë në Bernabeu pas kësaj reklame. Sidoqoftë, ai shënoi dy gola ndaj Athletic Bilbaos dhe vërshëllimat ndaluan.

Velazquez, Martin Vazquez dhe Guti

Tre lojtarë fantastik në tre gjenerata të ndryshme. Të gjithë lojtarë klasi, por me një mungesë të theksuar të disiplinës taktike dhe rrallë të përfshirë kur vinte puna për të luftuar për topin.

Michel

Ishte fundi i sezonit 1988-89, La Liga veçse ishte fituar, dhe ai ishte vërshëllyer në një ndeshje ndaj Cadiz e më pas ndaj Espanyol. Ai u largua nga fusha përpara pushimit të pjesës së parë. “Ishte një ditë për të festuar dhe ata nuk do të linin të godasësh as në një ditë të tillë. Ishte sikur i ati të të thotë çdo ditë fjalët e njëjta që t’i thotë kur del përpara altarit.” Vërshëllimat ndaluan dhe me disa ulje-ngritje, ai përfundoi në paqe me tifozët.

Zidane

Atij iu deshën disa ndeshje për t’u adaptuar dhe efekti i tij në skuadër u vu në diskutim. Performancat e tij sidoqoftë, i dhanë fund çdo dyshimi.

Casillas

Mosmarrëveshjet me Mourinhon dhe rënja graduale e nivelit të performancave të tij, që deri në atë moment ishte i paprekshëm, përfundoi duke e ndarë Bernabeun. Atmosfera e tensionuar e detyroi legjendën të largohej nga ‘dera e prapme’.