Pse u arrestua Sali Zyba, shefi i Inspeksionit te Komunes se Prishtines

204

Për arrestimin e Salih Zybës, inspektorit të komunës së Prishtinës, drejtori për Urbanizëm në këtë komunë Liburn Aliu, po fajëson shtetin dhe presidentin në ardhje Hashim Thaçin.

Aliu thotë se Zyba është ndër më meritorët për ndalim të ndërtimeve pa leje, dhe se me punën e tij i ka caktuar edhe afatin për lirim të pronës siç thotë Aliu, të uzurpuar ndaj kompanisë së vëllait të Hashim Thaçit.

“E dimë që kanë urrejtje për Salihun, sepse me të uzurpimet dhe ndërtimet pa leje i takojnë të kaluarës, por duhet ta kenë të qartë se nuk mund ta ndalojnë as Salihun e as komunën me arrestime. Pronën e uzurpuar ata do ta lirojnë sepse ajo është publike me apo pa arrestimin e Salih Zybes”, shkruan Liburn Aliu në rrjetin social Facebook.