Pse nuk arrini të dobësoheni edhe pse ushtroni përditë

Për të humbur peshë në mënyrë efektive, është e domosdoshme që të kuptoni rëndësinë e kalorive dhe kalkulimin e sasisë së nevojshme për organizimin. Gjatë përpjekjeve për humbjen e peshës, dieta juaj mban 80% përgjegjësi për arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Shumë njerëz aplikojnë programe të ndryshme me shpresë për të humbur peshë.

Por, a jeni ndalur ndonjëherë të pyesni veten se cka ndikon në humbjen e peshës? Përgjigja e thjeshtë është – kaloritë që merrni kundrejt atyre që harxhoni. Për të kalkuluar kaloritë dhe rrjedhimisht për të djegur ato në mënyrë që të humbni peshë, ju duhet të kuptoni fillimisht se cka janë kaloritë.

Cka janë kaloritë?

Në ushqyerje, kaloritë definohet si njësi të energjisë të cilat merren përmes ushqimit dhe pijeve. Qelizat e trupit tuaj, për të funksionuar normalisht, kanë nevojë për kalori, dhe kjo është arsyeja pse duhet të siguroheni që jeni duke marrë sasinë e nevojshme të tyre në baza ditore. Ajo që duhet të kuptoni është se secili ushqim i cili përmban kalori ka potencial për të rritur sasinë e energjisë në trupin tuaj. Njerëzit të cilët nuk e kuptojnë rëndësinë e kalorive në trup përfundojnë ose duke shtuar shumë peshë ose duke humbur më shumë peshë së që kanë planifikuar.

Për të kuptuar dinamikën e humbjes së peshës dhe shtimit të peshës, duhet të kuptoni cka janë kaloritë dhe cfarë roli luajnë ato në organizëm.

Është përmendur më sipër se kaloritë janë njësi të energjisë. Ato janë të vetmet që e furnizojnë trupin me energji për të funksionuar normalisht. Megjithatë, cdo marrje e kalorive është e lidhur me shpenzimin e energjisë.

Kjo do të thotë që, për të humbur peshë, ju duhet të shpenzoni më shumë energji së sa që konsumoni kalori. Për të shtuar peshë, ju duhet të siguroheni që niveli i energjisë që konsumoni të jetë më i lartë se ai që harxhoni. Pra, duhet të keni tepricë të kalorivë. E kundërta vlen për humbjen e peshës – të harxhoni më shumë se që konsumoni.

Si shpërndahen kaloritë?

Janë tri ushqime kryesore ushqyese të trupit që njihen si makro-ushqyes: karbohidratet, proteinat dhe yndernat. Për të kalkuluar në mënyrë efektive konsumin e kalorive ditore, ju duhet të kuptoni përbërjen e këtyre makro-ushqyesve. Megjithatë, jo domosdoshmërisht të gjitha kaloritë janë të barabarta. Në vijim është numri i kalorive për gram për secilin makro-ushqyes.

Kaloritë për 1 gram: m

Proteina – 4

Karbohidrate – 4

Yndyrna – 9

Alkool -7

Sa kalori duhet të konsumoni për të humbur peshë?

Tani t’i qasemi problemit kryesor. Në këtë pikë shumica e njerëzve e humbin rrugën pasi që nuk kanë njohuritë e mjaftueshme lidhur me sasinë e rekomanduar të kalorive për të arritur tek humbja e peshës.

Janë tre hapa kryesorë për të përcaktuar nevojat e kalorive të nevojshme për të humbur peshë:

Hapi 1 | Kalkuloni Ritmin Bazë Metabolik

Për të kalkuluar sasinë e nevojshme të kalorive për humbjen e peshës, duhet të merrni parasysh moshën, aktivitetin fizik, gjatësinë dhe peshën. Të gjitha këto variabla ndikojnë në ritmin metabolik i cili i referohet sasisë së energjisë së nevojshme të trupit për të funksionuar normalisht.

Hapi 2 | Përcaktoni faktorin e aktivitetit

Pasi të keni gjetur ritmin metabolic, hapi tjetër është të shumëzoni atë me numrin i cili korrespondon me nivelin e aktivitetit tuaj ditor, në mënyrë që të përcaktoni marrjen e kalorive të nevojshme.

Niveli i aktivitetit

Sedentar (Nuk bëni asgjë gjatë gjithë ditës, e as nuk ushtroni). Numri është 1.2

Pak aktiv (punoni në tavolinë dhe ushtroni 1-3 herë në jave) Numri është 1.375

Deri diku aktiv (punë në tavolinë, ushtroni 3-5 herë në javë) 1.55

Aktiv (punoni në tavolinë, ushtroni 6-7 herë në javë) 1.725

Shumë aktiv (merreni me punë fizike + ushtroni 6-7 herë në javë) 1.9

 Ja një shembull i llogaritjes:

Ritmi Metabolik: 1895 kalori (bazuar në këta parametra: mosha 25 vjec, gjatësia 182cm, pesha 80kg, gjinia: mashkull)

Niveli i aktivitetit: 1.725

Sasia ditore e kalorive të nevojshme për të mbajtur peshën sipas këtyre të dhënave është: 1895 x 1.725 = 3268 kalori

Pasi të keni gjetur sasinë e nevojshme ditore të kalorive, thjesht zbritjani asaj numrin e kalorive për të arritur të humbni aq peshë sa dëshironi.

Hapi 3 | Sa kalori duhet t’i hiqni?

Për t’u dobësuar gjysëm kilogrami, ju duhet të largoni nga dieta juaj 500 kalori (për shëmbullin e mësipërm). Duke hequr 500 kalori në baza ditori, ju do të humbisni gjysëm kilogrami në javë. Dhe e kundërta nëse doni të shtoni gjysëm kilogrami peshë.

Në këtë mënyrë, duke shtuar dhe hequr kalori nga ushqimi ynë i përditshëm, ju mund të fitoni peshë ose humbisni sipas dëshirës. /GazetaSheshi/