Depresioni dhe konsumi i barërave antidepresive mund të ndikojë në humbjen e epshit…
Pothuajse 11% e femrave mes moshes 18 dhe 44 vjeçe ballafaqohen me probleme seksuale. Rezultati është padyshim shumë shqetësues.
Edhe ekspertë tjerë pajtohen me këtë pikëpamje. Por, këta janë të mendimit se a mund të ofrojnë zgjidhjen me ndihmën e barërave.
Prodhuesit e medikamenteve dhe barërave pohojnë se ilaçet trajtojnë mosfunksionimin seksual të femrave, që nënkupton mungesën apo uljen e interesit të aktivitetit seksual, fantazitë, kënaqësinë apo eksitimin.
Arsyet mund të jenë të shumta për uljen e epshit tuaj, lexoni në vijim:
- Pilulat kontraceptive
Epshi seksual pjesërisht kontrollohet nga hormonet, të tillë si testosteroni. Ka disa pilula që reduktojnë sekretimin e testosteronit, e cila çon në dobësimin e dëshirës seksuale. Sipas një studimi, 25% e të intervistuarve kanë theksuar se kanë humbur interesin seksual gjatë kohës kur ishin nën ndikimin e pilulave.
Ndryshimi i metodave contraceptive, ndoshta edhe pajisje intrauterine, spirale apo pilula me përbërje të ndryshme, si fillim mund të jenë zgjidhja më e thjeshtë. - Disponimi
Depresioni si dhe marrja e barërave antidepresive mund të kenë pasoja fatale në epshin tuaj. Seksi zhduket nga lista e prioriteteve të trupit, kur ai e gjen veten në situatë shumë të vështirë me të cilën duhet përballuar, psh. si ndonjë sëmundje në të cilën niveli juaj i energjisë bie dukshëm. Kjo mund të shpjegojë problemet me gjëndrën tiroide, e cila kontrollon metabolizmin.
Nuk keni nevojë të jeni në depresion të thellë që t’ju humbet dëshira seksuale. Faktori kryesor mund të jetë stresi i përditshëm. Për më tepër, studimi i ri tregon se çrregullimet e rrahjes së zemrës si dhe pulsi i ngadalshëm – të cilat lidhen me nivelet e larta të stresit, ndikojnë padyshim në mosfunksionimin seksual. Kortizoli dhe adrenalina, të cilat tajohen kur jemi në gjendje stresive, ndryshojnë funskionimin normal dhe frenojnë sistemin tonë seksual.
Recetë: Ushtroni. Aktiviteti fizik sinjalizon trupin tuaj për shpëtim nga stresi. Gjumi gjithashtu mund të ndihmojë. Jepini vetes orë shtesë pushimi dhe do jeni shumë më të relaksuara. - Gjendja shpirtërore
Disa femra kanë epsh të gjallë, e cila në krahasim me dëshirën e partnerit apo pritjet e tyre personale, duket i pamjaftueshëm. Shumë femra kanë një pasqyrë të qartë rreth asaj se sa shpesh duhet të kenë marrëdhënie seksuale. Nervozizmi është e kundërta e eksitimit, kështuqë duhet të kultivoni sa më shumë dashuri ndaj vetes dhe vetëbesim që të përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore si dhe oreksin për seks. Treguesi më i mirë i mirëqënies seksuale, në përgjithësi është mirëqënia e mendjes dhe trupit. - Statusi i lidhjes suaj
Një nga përparësitë e lidhjeve afatgjata është edhe seksi aktiv çdo natë, apo jo? Por, ka diçka këtu: ku ju jeni në një lidhje të gjatë, ndoshta nuk e dëshironi më seksin çdo natë. Në fillim të lidhjes, truri sekreton kimikate për kënaqësi dhe epshi është në kulmin e tij. Me kalimin e kohës, e ndjeni se dëshira ju humbet dalëngadalë, por përpiquni të shihni këtë situatë në një këndvështrim tjetër. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se marrëdhënia juaj është e keqe. Bëhet fjalë për shkencë, ju nuk jeni aspak bashkëfajtorë.