Pse duhet të pini lëng karrote çdo ditë

Karrotat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe mineraleve. Në vend se të pini kafe në mëngjes, më mirë e keni të pini lëng karrote. Ka shumë përbërës të shëndetshëm e bile është edhe shumë i mirë për pastrimin e organizmit.

Lëngu i karrotës është shumë i mirë për këto arsye:

Është i pasur me vitaminë A e cila është e mirë për sy, për zhvillimin e indeve sidomos atyre të eshtrave.

Është i pasur me vitamin C. Një gotë lëng karrote plotëson 35% të nevojave tuaja për vitaminë C e cila është e nevojshme për shumë procese të organizmit – nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë, dhëmbë, eshtra dhe membranë të mukozës. Vitamina C gjithashtu është një antioksidant që ndihmon pastrimin e organizmit.

Është i pasur me potasium, i cili është një mineral i rëndësishëm prë mirëmbajtjen e balanxit të elektroliteve dhe fluideve në qelizat e trupit. Më sasi të mjaftueshme të këtij minerali në trup mund të shmanget ngërçi i muskujve, aknet dhe lëkura e thatë. Ta keni parasysh që nëse keni sëmundje të veshkëve nuk duhet të merrni sasi të mëdha të këtij minerali.

Nuk ka shumë kalori. Nëse doni të humbni peshë, nuk keni nevojë të brengoseni kur pini lëng karrote pasi që nuk ka shumë kalori. Mund ta kombinoni me qumësht, jogurt të frutave ose edhe akullore nëse nuk brengoseni shumë për marrjen shtesë të kalorive.