Protestojnë kundër 700 taksistëve ilegale

90

Kompania “Fushë Kosova” që merret me transportin publik të udhëtarëve në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë, kanë protestuar para Komunës së Fushë Kosovës, për të kërkuar ndaljen e taksistëve ilegal.

Ata kanë argumentuar para mediave se aktualisht janë mesë 700 taksistë ilegal që po punojnë kundërligjshëm në linjën Fushë Kosovë-Prishtinë.

“Operimi i këtyre operatorëve ilegal tash e nënë vite po e dëmtojnë kompaninë Fushë Kosova. Kjo kompani është private dhe tash e nëntë vite ka vështirësi në operim në bërjen e investimeve të nevojshme për të siguruar një transport për banoret e Fushë Kosovës. Ndaljen e taksistëve ilegal është kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës edhe në tri protestat që janë mbajtur në të kaluarën, por veprimet e Komunës dhe Policisë kanë qenë te pamjaftueshme për të ndalur operimin e taksistëve ilegale”, thuhet në një komunikatë të kësaj kompanie.

Nazmi Krasniqi, drejtor i kompanisë ka kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës që të respektojë ligjin dhe rregulloren me rastin e lëshimit të lejeve për taksi dhe të ndalojnë operatoret ilegal. Gjithashtu është kërkuar qe të gjithë taksitë të pajisur me leje të ju caktohet vendi dhe të jenë të pajisur me taksimetër./KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/protestojne-kunder-700-taksisteve-ilegal-66907/#sthash.2jEXPgM5.dpuf