Prokuroria tërhiqet për çështjen “Neymar”

81

Përmes një deklarate për shtyp, Barcelona dje dha një lajm të mirë për veten dhe për tifozët katalanas. Klubi katalanas njoftoi se janë ndërprerë akuzat kundër klubit, presidentit aktual Josep Maria Bartomeu dhe ish-presidentit Sandro Rosell, për transferimin e dyshimtë të sulmuesit Neymar nga Santosi dy vite më parë.

Prokuroria spanjolle ka akuzuar Barçën se ka fshehur kontratës e vërtetë të sulmuesi brazilian, ku në këtë formë janë shmangur edhe tatimit duke krijuar evazion fiskal. “Gjykata Provinciale e Barcelonës ka anuluar kërkesën për gjykim, të lëshuar nga Pablo Ruz, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, si dhe ka anuluar akuzat kundër Barcelonës, presidentit Josep Maria Bartomeu dhe ish-presidenti Sandro Rosell”, shkruhet në njoftimin e klubit katalanas.

/Sport Ekspres/