“Profa” i veçantë: Stërvitjet i mban në “Parkun e Paqes” (FOTO)

Futbollistët e Llapit po vazhdojnë me fazën përgaditore para fillimit të edicionit të ri të Superligës. Së bashku me stafin e trajnerëve, ata sot përfunduan stërvitjen e mëngjesit në “Parkun e Paqes” në Podujevë, bën të ditur faqja zyrtare e KF Llapi-t.

Gjatë kësaj stërvitjeje u duk në pah përgaditja e mirë fizike që u duhet shumë futbollistëve gjatë kampionatit.

Skuadra sot në plan program kishte vrapime në grupe rreth Parkut me kohë të caktuar. Gjatë ditëve në vijim, Llapi pritet të zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore.

Fotografia e K.F. LlapiFotografia e K.F. LlapiFotografia e K.F. LlapiFotografia e K.F. LlapiFotografia e K.F. Llapi/Gazeta Sheshi/