Prodhohet implanti i kafkës nëpërmjet printerit 3D

98

Këtë herë janë shkencëtarët turq që kanë bërë një zbulim të pabesueshëm. Ata kanë prodhuar implantin e eshtrave të kafkës përmes printerit tredimensional. Testimit i implantit të kafkës poroze, që prodhohet me porosi nga Universiteti “Suleyman Demirel” i Spartës, ka dhënë rezultate të suksesshme tek delet, transmeton Albeu.

Teknologjia 3D kohët e fundit është bërë pjesë në prodhimin e një implanti.

Universiteti “Suleyman Demirel”, së bashku me një ekip të përbërë prej 9 akademikësh të Fakultetit të Inxhinierisë dhe të Mjekësisë ka filluar të bëjnë këtë eksperiment.

Ekipi së pari është përqëndruar në studimin e strukturës së kockës dhe më pas ka projektuar një implant poroz të dhëmbëzuar me pluhur titani. Ndërsa në pjesën e jashtme ka formuar gropëza gjeometrike, që do të mbushen nga qelizat dhe indet.

“Në kuadër të projektit të Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK), testet e para i kemi realizuar mbi një lepur. Arritëm përfundime të kënaqshme, por jo në nivelin e dëshiruar, pasi eshtrat e kafkës së lepurit janë shumë të holla. Duke qenë kështu, jetësuam planin B të projektit tonë dhe testuam delet. Rezultatet arritën nivelin e dëshiruar”, deklaroi prof. Mehmet Cengiz Kayacan, lideri i ekipit studiues në fjalë.

Ndërkohë ata synojnë që në fazën tjetër të projektit ta testojnë këtë implant edhe mbi njerëzit.