Procesi i plakjes mund të ngadalësohet më ndryshimin e mënyrës së të jetuarit

269

Ndryshimet pozitive në mënyrën e të jetuarit, si për shembull mbajtja e një diete të shëndetshme dhe ushtrimet e moderuara, mund ta ndalin procesin e plakjes.

 Është konstatuar në bazë të studimeve se disa ndryshime të caktuara në mënyrën e të jetuarit mund të rrisin gjatësin e telomereve.

Telomeret janë kompleks proteinash ADN të cilat gjenden në kromozome dhe kontrollojnë procesin e plakjes. Ato mbrojnë kromozomet nga dëmtimet. Nëse telomeret shkurtohen ose dëmtohen, qelizat plaken dhe vdesin më shpejt, duke nxitur kështu procesin e plakjes.

Jeta biologjike e jona mund të parashikohet nga gjatësia e telomereve, thonë studiuesit. Telomeret më të shkurtëra janë të lidhura me rrezikun më të lartë të vdekjes së parakohshme si dhe me sëmundjet e lidhura me moshën, përfshirë shumë lloje të kancereve (të gjirit, të prostatës, të mushkërive), sëmundjen e zemrës dhe trashësinë.

Për të kryer këtë studim, studiuesit kanë analizuar dy grupe meshkujsh të cilit ishin diagnostifikuar me kancer me rrezik të ulët të prostatës. Asnjëri nga grupet nuk kishte pasur trajtime konvencionale, si ndërhyrje kirurgjike apo rrezatim.

Grupt të parë iu kërkua që të bëjë ndryshime gjithëpërfshirëse në mënyrën e të jetuarit, përfshirë mbajtjen e një diete bazuar në pemë dhe perime, ushtrimet, adoptimin e teknikave për menaxhimin e stresit si joga ose meditimi, dhe adoptimin e një afërsie më të madhe me njerëzit dhe mbështetjes shoqërore.

Grupit të dytë nuk iu kërkua që të bëjë ndonjë ndryshim në mënyrën e të jetuarit.

Hulumtuesit e matën gjatësinë e telomereve të meshkujve në fillim të studimit dhe përsëri pas pesë vjetësh, kur studimi kishte përfunduar.

Ndryshimet pozitive në mënyrën e të jetuarit rrisin gjatësinë e telomereve

Konstatimet e studimit ishin se grupi i cili kishte bërë ndryshime në stilin e jetesës kishte pasur një rritje të gjatësisë së telomereve prej 10%, përderisa grupi i meshkujve të cilët nuk kishin ndryshuar asgjë në stilin e të jetuarit kishin pasur një rënie të gjatësisë së telomereve prej 3%.

 Për më tepër, sa më shumë që pjesëmarrësit bënin ndryshime pozitive, aq më shumë u rritej gjatësia e telomereve të tyre.

Autorët e studimit thonë:

“Pas pesë vjetësh, gjatësia relative e telomereve ishte rritur tek grupi i cili kishte bërë ndryshime dhe ishte zvogëluar tek grupi tjetër. Ndryshimi ndërmjet dy grupeve ishte i madh.

Ne gjithashtu konstatuam se ka një korrelacion ndërmjet shkallës së ndryshimeve në stlin e jetës dhe ndryshimit të gjatësisë së telomereve”.

Studiuesit thonë se ndonëse studimi nuk ishte ndërmarrë për të përcaktuar se si ndryshimet në mënyrën e të jetuarit do të ndikonin në kancerin e prostatës së pjesëmarrësve, një studim i mëhershëm kishte zbuluar se ndryshimet pozitive në mënyrën e të jetuarit mund të ngadalësojnë përparimin e kancerit në fazën ehershme të tij.

“Implikimet e këtij studimi pilot relativisht të vogël mund të shtrihen përtej meshkujve me kancer të prostatës”, thonë ata. “Nëse kjo vërtetohet përmes një shkalle të gjerë të kontrolleve dhe testeve të rastësishme, këto ndryshime pozitive mund të reduktojnë në masë të madhe një sërë sëmundjesh si dhe vdekjen e parakohshme. Gjenet tona dhe telomeret tona janë parakusht për këtë, por nuk do të thotë se ato domosdoshmërisht përcaktojnë fatin tonë”.