Problemi tek Interi: Icardi mungon 1 muaj

126

Interi do të ketë një problem të madh në javët në vazhdim, pasi dëmtimi i Mauro Icardit është i rëndë. Sulmuesi argjentinas pritet që t’i mungojë Interit për një muaj, pasi mendohet se ka dëmtuar seriozisht ligamentet e gjurit të djathtë. Ndërkohë që vetë sulmuesi i ka qetësuar tifozët, të cilët e kanë ndalur teksa po largohej nga “San Siro”.

Diagnoza – Rezonanca magnetike pritet që të qartë- sojë shumë mbi kohën që do t’i duhet 23-vjeçarit për ta kaluar këtë problem. Sipas mjekëve të Interit, argjentinasi duhet t’u nënshtrohet vizitave më të hollësishme në momentin e parë që gjuri nis të çënjtet. Për momentin, stafi mjekësor i Interit e shikon me pesimizëm periudhën e rikuperimit të Icardit duke pranuar se sulmuesit do t’i duhet që të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 40 ditë.

Optimist – Vetë sulmuesi është ndalur dy ditë më parë në dalje të “Meazza”-s për të qetësuar tifozët të cilët shikojnë edhe më pak favorite për vendin e tretë Interi tani që i mungon bomberi kryesorë. Nëse frika e mjekëve do të rezultonte e vërtetë atëherë Maurito do të humbte ndeshje mjaft të rëndësishme. Sfidat e radhës të Interit janë ato me Romën, Torinon, Frozinonen dhe Napolin.

Problemi – Roberto Mancini do ta ketë të vështirë që të mbushi hapësirën e lënë bosh nga 23-vjeçari. Për ndeshjen me Romën atij do t’i duhet që të luaj pa sulmues të parë pasi përveç Ikardit edhe Palasio nuk do të udhëtojë drejt “Olimpico”- s.

Për këtë motiv 51-vjeçarit do t’i duhet që aktivizojë që nga minuta e parë në majën e sulmit Ederin. Ironia e fatit – Edhe pse tani të gjithë “qajnë” mungesën e Ikardit historia tregon se i riu nuk shikohet si i pazëvendësueshëm nga trajneri. Manço në ndeshjen që luajti Interi me Romën në “San Siro” zgjodhi Joveticin përballë Icardit.

/Panorama Sport/