“Problemi i Realit është Ronaldo”

Fabio Capello ka thënë se problemi më i madh i Real Madridit është Cristiano Ronaldo.

Në fakt, ish-trajneri i skuadrës madrilene ka pohuar se CR7 ka probleme me përgatitjen fizike dhe kjo po e ndalon që të ketë paraqitje të mira për Realin, transmeton Telegrafi.

“Problemi i Real Madridit është Cristiano Ronaldo”.

“Ai nuk është mirë fizikisht dhe është lojtari më i mirë i skuadrës”, tha Capello.

Skuadra e Zinedine ka regjistruar tre barazime radhazi në La Liga, e cila gjë ka bërë të zbres në pozitën e dytë pas rivalit të qytetit Atletico Madridit.