Problem më i madh se mbrojtja për Kosovën është porta

Edhe kur nuk është në gjendje të mirë fizike, Samir Ujkani është i pakonkurrencë në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Ujkani është kapiten i Kosovës dhe portier i saj. Pozita e portierit vlerësohet më problematikja në Përfaqësuesen e Kosovës. Për të nuk ka konkurrencë, shkruan sot Koha Ditore.

Ujkani, 29-vjeçar, paraqitet në Serie B të Italisë. Jo shumë përfaqësuese evropiane i kanë portierët në kategoritë e dytë të vendeve me futboll të zhvilluar.

Kryesisht reprezentues janë portierët e kategorive të para. Por mungesa e konkurrencës bën që Ujkani të jetë i paprekshëm te Kosova.