Pritje shtetërore për Majlindën

529

Shpallja kampione e Evropës në xhudo e Majlinda Kelmendit në tokën ruse bëri krenarë gjithë shqiptarët kudo që janë në mbarë botën.

Kjo bëri që gjithë figurat publike në Kosovë ta urojnë Majlindën në mënyra të ndryshme për këtë sukses të radhës.

Në njëfarë mënyre, politikanët u ndien krenarë me këtë triumf të Majlindës që madje bëri kundërshtarin e Pavarësisë së Kosovës të nderojë himnin dhe flamurin e shtetit më të ri të Evropës.

Por, nëse rikthehemi dy muaj pas, Majlinda u injorua shumë keq nga figurat publike të Kosovës si dhe Ministria e Kulturës Rinis dhe Sporteve.

Në muajin shkurt, Majlinda edhe pse solli medaljen e artë të ‘Grand Sllemit’ të Parisit, në aeroportin “Adem Jashari” nuk doli ta presë askush.

Mirëpo, ky gabim nuk do të përsëritet edhe njëherë.

MKRS do ta presë kampionen e Evropës që pritet të mbërrijë në aeroport në ora 19:45.

Kështu ka njoftuar për këshilltari i Ministrit Kujtim Shala, Muharrem Sahiti.

Krahas zyrtarëve qeveritarë, Majlindën me gjasë do ta presin edhe qytetarë tjerë që u ndjen krenarë me suksesin e pejanes.